User talk:Faik SKOPECI

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search
Welcome to Wikimedia Commons, Faik SKOPECI!

-- Wikimedia Commons Welcome (talk) 08:34, 23 April 2018 (UTC)[reply]

Faik Gani SKOPECI U lind me 5 Prill 1967 ne fshatin Rashtan, bashkia Prrenja Dëshira për pikturën është e hershme, ajo fillon në vitet e shkollës 8-vjeçare ku ora e vizatimit ishte më e dashura per mua. Në moshën 12-13 vjeçare herë pas here realizoja skica te heronjve, Skënderbeut, rilindasive etj. Në vitet që pasuan, në shkollën e mesme e më pas shkollën e lartë për oficer, në momente të caktuara rishfaqej dëshira e hershme për pikturën, gjurmë të këtij pasioni janë disa vizatime dhe skica të thjeshta qe i ruaj edhe sot, por vetëm kaq. Gajtë viteve që vijoja studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë, vizitoja shpesh Galerinë Kombëtare të Arteve ku njihem nga afer me krijimtarinë e kolosëve të pikturës shqiptare. Leximi mbi historinë e pikturës, piktorët shqiptarë e të huaj, udhëtimet në zona të ndryshme të Shqipërisë, vezhgimi me vemendje i natyres kane qenë akumulim per mua.

Mora penelin kur të tjerë “zgjodhën të rrëmbenin kallashin Në vitin 1997, ajo që deri atëherë kishtë qenë dëshira dhe pasioni i brendshëm gjen momentin e shpërthimit. Pikerisht ne vitin 1997, “kur të tjrët morën kallashin unë mora penelin”. Gjatë muajve të verës, bleva një pako bojra vaji dhe fillova të relizoj pikturat e mia te para. Ishte një dëshirë e hershme për të provuar aftësitë për të realizuar një peisazh në vaj dhe vetëm kaq, por pasi fillova të realizoj pikturat e para, kuptova qe isha futur në një “vorbull” që po e me përpinte dhe nuk me linte të dilja me.

Kisha dëshirë dhe vullnet për të pikturuar, por nuk kisha njohuritë bazë se si realizohet një pikturë në bojra vaji, si përgatitet një telajo etj. etj. “Mëso duke punuar”, kjo ka qënë motoja ime, e cila të çon drejt suksesit, por është rrugë e gjatë dhe mundimshme. Piktura e parë ka qenë “Kisha e Shën Ndoit” në Laç, më pas vijova të eksperimentoj duke pikturuar urën mbi lumin Mat (ura e Zogut në Milot), luginen e Shkopetit etj. Piktura në këtë kohë tronditjesh me ka shërbyer njëkohësisht si terapi, ishte koha në të cilën rrugëve dilnin “maskat” dhe grabisnin gra dhe fëmijë, ndërsa une zgjodha ta shpërfillë realitetin e dhimbshëm duke dale në natyrë per te pikturuar.

Shtator 2000 në Laç, me ndihmen e miqve te mi Nikolle Lleshi dhe Sokol Rexhaj hapa ekspoziten e parë vetijake. Nje muaj me vone ne Nëntor 2000, ekspozita hapet në Qëndrën Kulturore të Forcave të Armatosura, Tiranë. Maj 2002, hap ekspoziten vetijake në Shkollën e Xhenios Izmir, Turqi (Istihkam Okulu) me disa punime qe i realizova gjate trajnimit per afro 8 muaj prane kesaj shkolle ushtarake. Ne Dhjetor 2012, ne kuader te 100- vjetorit te krijimit te Forcave te Armatosura kam marre pjese në ekspozitën “Ushtarkë me shpirt artisti” me pjesmarrjen e krijuesve nga rradhët e Forcave të Armatosura të RSH. — Preceding unsigned comment added by Faik SKOPECI (talk • contribs) 13:54, 14 May 2018 (UTC)[reply]