File:Emociones1.jpg

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Original file(1,344 × 807 pixels, file size: 100 KB, MIME type: image/jpeg)

Captions

Captions

Add a one-line explanation of what this file represents

Summary[edit]

Description
Shqip: TEORITE PER EMOCIONIN

Teorite per shpjegimin e emocioneve jane te shumta. Kjo ndoshta per dy arsye: 1. Ose sepse emocioni eshte nje pervoje intime, subjektike. 2. Ose sepse ai eshte nje perzierja e shume ndjenjave te mundshme saqe ne nuk mund te pajtohemi me nje toeri te vetme. Disa teori jane te shquara per shkak te vleres se tyre historike, ndersa disa me te reja po fitojne emer te mire. Teoria e James – Lange Per shume prej nesh eshte e qarte se emocioni vjen perpara se te veprojme ne ia mbathim sepse jemi te frikesuar, zihemi sepse jemi te zemeruar, qajme sepse ndjejme trishtim. William James (1884) dhe Carl Lange (1885) duke punuar secili me vete arriten ne perfundime te ngjashme, sipas te cilave sjellja i paraprin emocionit. Ky kuptim njihet me emrin Teoria e James – Lange e Emocionit. Sipas kesaj teorie ndjejme trishtim per shkak se jemi duke qare. Trupat tane reagojne automatikisht ndaj disa ngacmuesve mjedisore dhe ne behemi te vetedijshem se keto reagime ( si ato sjellore edhe ato fiziologjike) formojne nje emocion te caktuar te cilin me pas e ndjejme. Eksitimi fiziologjik dhe sjellja qe kryhen te parat, me pas vjen eksperienca subjektive e emocionit. Ne kete menyre, jemi te zemeruar sepse jemi duke u zene dhe, jemi te frikesuar sepse jemi duke u dridhur. Ne qofte se ndergjegjesimi per nje emocion te caktuar eshte i njejte me ndergjegjesimin per nje gjendje fizike te trupit, atehere mund te thuhet se per cdo emocion ekzistojne gjendje fiziologjike te ndryshme dhe krejt te percaktuara. Disa studime bejne te ditur se per cdo emocion ekzistojne ndryshime te vogla te nxitshmerise fiziologjike. P.sh, McGeer dhe McGeer (1980) ristudioi disa studime te cilat tregonin se hormoni i epinefrines sekretohet gjate zemerimit ose agresivitetit, ndersa norepinefrina ka mundesi qe te sekretohet me shume gjate frikes ose ankthit. Studime te tjera nuk e kane deshmuar dot kete ndryshim. Ne te vertete shume emocionuese, ashtu sic tregohet edhe ne ngjarjen hyrese, duket se kane te njejtat simptoma fiziologjike. Ka mundesi qe disa here ne situata me rrezik ne reagojme vetetimthi dhe pak minuta me vone fillojme te ndjejme emocion. Kur jemi duke kaluar rrugen terthor dhe veme re se nje makine po na afrohet me shpejtesi, ne fillim kercejme shpejt per te shpetuar, dhe me vone ndjejme frike (ose zemerim). Megjithate, shume shkencetare e kane kritikuar teorine e James – Lange si nje teori qe nuk mund te verifikohet. Edhe studimet e koheve te fundit tregojne se emocionet jane shume me komplekse sesa kjo teori. Teoria e Cannon – Bard Nje nga kritikat per teorine e James – Lange ishte se shumica e emocioneve kane pothuajse te njejtin eksitim. Walter Cannon (1927) dhe Philip Bard (1928) shprehen idene se kur nje person perceptonte nje ngacmues nga mjedisi, ne tru atij i reagonte talamusi. Sipas kesaj teorie, talamusi dergon impulse ne koren e trurit dhe njekohesisht kontrollon eksitimim e pergjithshem fiziologjik te sistemit nervor simpatik. Kjo eshte arsyeja qe emocioni dhe eksitimi fiziologjik rrjedhin ne te njejten kohe. Teoria e emocionit e Cannon – Bard eshte konsideruar si jo fort e sakte. Ndryshe nga cfare pohohej ne fillim, rol qendror ne perjetimin e emocionit nuk luan talamusi, por hipotalamusi. Megjithate, ashtu si edhe teoria e James – Lange, edhe kjo nuk mund te vertetohet: nuk dihet me saktesi nese ndjenja rrjedh paralelisht ose pas ndryshimeve fiziologjike. Sic e morem vesh edhe ne ngjarjen hyrese, teoria me e re e Schachter dhe Singer thekson rolin e faktoreve kognitive mbi emocionet. Teoria e eksitim – kognicionit e Schachter – Singer Ngjarja qe hapi kapitullin qe pershkroi eksperimentin klasik te Stanley Schachter dhe Jerome Singer ne vitin 1962. Ata deshmuan se te gjitha ndryshimet qe ekzistojne ne eksitimin fiziologjik te emocioneve jane relativisht te vogla dhe se kognicioni luan nje rol te madh ne kushtezimin e emocioneve. Teoria e emocionit e Schachter – Singer pohon se kur perjetojme emocion, para se gjithash, ne jemi te eksituar fiziologjikisht. Me pas kerkojme nje shpjegim mjedisor per eksitimin qe kemi. Ne e interpretojme kognitivisht situaten dhe e emertojme eksitimin si emocion perkates. Me perfundimet e Schachter dhe Singer nuk pajtohen te gjithe psikologet. Per shembull, Maslash (1979) zbuloi se subjektet te cilave iu dha nje medikament eksitues gjithmone reagionin negativisht, pavaresisht nga mjedisi. Megjithate venia e theksit mbi kongnicionin ka vazhduar te luaje nje rol te rendesishem ne studimin e emocionit. Leventhal dhe Tomarken (1986) rishikuan nje numer studimesh te cilet nuk duhej qe te perserisnin rezultatet e Schachter dhe Singer. Nje kritike qe i behet studimit te Schachter dhe Singer e ve theksin ne proceduren qe ata perdoren per te perjashtuar nga studimi disa subjekte (Plutchik, 1980). Nga 185 subjekte njeri nuk pranoi qe te merrte injeksion, ndersa 11 u perjashtuan sepse kryen veprime te dyshimta dhe nje u perjashtua per shkak te nje defekti ne pajisje. 20 nga subjektet qe e kishin bere injeksionin me kripe i kishin te uleta rrahjet e pulsit, keshtu u perjashtuan. Gjate eksperimentit u eliminuan edhe 16 subjekte sepse u veteinformuan. Keshtu nga 185 subjekte qe ishin ne fillim, vetem 136 u perfshine realisht ne analizen perfundimtare. Eksperimentuesit mund te kritikoheshin gjithashtu qe i perdoren rrahjet e zemres si nje tregues te eksitimit, ngaqe rrahjet e zemres ne vetevete nuk perbejne gjithmone nje mates te sakte. Megjithese eshte kritikuar, teoria e emocionit e Schachter – Singer ka ushtruar nje ndikim shume te madh ne studimet e kesaj fushe dhe ka ndihmuar qe t’i kushtohet vemendje duhur proceseve kognitive. Teoria funksionale e Plutchik Robert Plutchik (1980) eshte ai qe pershkroi teorine funksionale te emocionit. Ai e konsideronte emocionin si nje zinxhir reagimesh qe vijne njeri pas tjetrit: ngjarja ngacmuese (stimuluese), kognicioni, ndjenja dhe sjellja per te mbijetuar. P.sh, ne qofte se ju afrohet nje i panjohur ne nje vendparkim, zinxhiri do te jete: pikasja e te huajit (ngjarja ngacmuese), te menduarit e rrezikut (kognicioni), perjetimi i frikes (ndjenja) dhe largimi me nxitim (sjellja). Kjo seri reagimesh do te ndodhe gjate atyre emocioneve qe kane funksion mbrojtes. Plutchik shfaqi mendimin se emocioni siguron mbijetesen e individit. Ai e ve theksin te kognicioni duke shprehur idene se individi mund ta parashikoje te ardhmen duke perdorur te menduarit. Kjo, sipas tij, ia rrit shanset individit per adaptim te suksesshem ne mjedis. Ai nuk e ve theksin ne eksitimin fiziologjik, ndoshta ngaqe ky eshte i njejte ne te gjitha situatat. Teoria e Plutchik eshte nje perpjekje per te kuptuar funkisonin e emocioneve ne jeten tone te perditshme e cila eshte aq komplekse. Per te percaktuar se cila teori i shpjegon me mire pervojat tona emocionale, do te duhej qe te kryheshin studime te metejshme. Teoria e kalimit nga njeri emocion tek i kunderti i tij Richard Solomon (1980) perpunoi nje teori motivacional – emocionale e cila i shikon emocionet si cifte polare (p.sh, frike – mungese frike, kenaqesi – dhimbje). Teoria e kalimit te emocioneve nga njeri emocion tek i kunderti i tij thote se kur perjetohet nje emocion, emocioni i kundert me te ndrydhet, nuk aktivizohet. P.sh, ne qofte se jeni trembur nga nje qen, atehere ju lind emocioni i frikes dhe emocioni i kundert me te eshte i ndrydhur. Nese ngamcuesi qe shkakton frike vazhdon qe te jete i pranishem, pas pak frika bie dhe ju trimeroheni. P.sh, ne qofte se keni qeni nuk ka levizur, ju do te ndjeni me pak frike dhe do te trimeroheni gradualisht ngaqe qeni nuk ju ka sulmuar. Ne qofte se ngacmuesi largohet, atehere emocioni fillestar zhduket dhe zevendesohet teresisht nga emocioni i dyte. Nese qeni kthehet dhe vrapon, ju nuk do te keni me frike, por per me teper, do te ndjeheni shume i cliruar. Solomon dhe Corbit (1974) analizuan emocionet qe perjetonin parashutistet kur hidheshin nga aeroplani.

Ata qe e kane per here te pare perjetojne frike te madhe kur kercejne dhe kjo frike zevendesohet nga nje clirim i madh kur prekin token. Pas kercimesh te perseritura, frika pakeohet ndersa frika pas kercenimit rritet. Kjo teori perpiqet qe te shpjegoje ato sjellje te cilat behen ne kerkim te kenaqesive te medha. Kjo teori eshte konsideruar si nje model i varesise nga droga. Ne fillim droga shkakton ndjenja te kendshme, por pas kesaj vjen nje pervoje emocionale negative. Ka mundesi qe perdoruesi i droges i merr ato jo per efektet e kendshme qe ato shkaktojne, por per te shmangur simptomat e pakendshme te vetmise. Teoria e kalimit nga njeri emocion tek i kunderti i tij eshte nje perpjekje per te lidhur gjendjet emocionale me motivacionin dhe ka mundesi qe kjo teori te behet me e rendesishme ne te ardhmen.
Date
Source Own work
Author CaptainCyboorg

Licensing[edit]

I, the copyright holder of this work, hereby publish it under the following license:
w:en:Creative Commons
attribution share alike
This file is licensed under the Creative Commons Attribution-Share Alike 4.0 International license.
You are free:
  • to share – to copy, distribute and transmit the work
  • to remix – to adapt the work
Under the following conditions:
  • attribution – You must give appropriate credit, provide a link to the license, and indicate if changes were made. You may do so in any reasonable manner, but not in any way that suggests the licensor endorses you or your use.
  • share alike – If you remix, transform, or build upon the material, you must distribute your contributions under the same or compatible license as the original.

File history

Click on a date/time to view the file as it appeared at that time.

Date/TimeThumbnailDimensionsUserComment
current21:57, 3 March 2017Thumbnail for version as of 21:57, 3 March 20171,344 × 807 (100 KB)CaptainCyboorg (talk | contribs)User created page with UploadWizard

There are no pages that use this file.

Metadata